Aktori i serialit të njohur ‘Ligji dhe Rendi’ akuzohet për vrasje

Law & Order është një serial televiziv dramatik procedural dhe ligjor i policisë amerikane i krijuar nga Dick Wolf.

Transmetimi i plotë i tij në NBC, u shfaq premierë në 13 Shtator 1990 dhe përfundoi sezonin e tij të njëzetë dhe të fundit në 24 maj 2010.

Por një gjykatë e Queens në New York ka akuzuar aktorin e këtij seriale për vrasje.

Dhe është fjala për Isaiah Stokes.

Stokes akuzohet se ka  qëlluar për vdekje një njeri i cili ishte ulur në një makinë të parkuar shkurtin e kaluar në Queens, sipas varietetit.com.

"Strokes akuzohet se ka qëlluar rreth 11 herë. Dhuna me armë është shumë e zakonshme në lagjet tona. Ne nuk do ta lejojmë të bëhet rregull " është shprehur  avokatja Melinda Katz.

Stokes u dënua para Gjykatës së Lartë për vrasje të shkallës së dytë dhe posedim të një arme zjarri.

 Aktori përballet me një dënim prej 25 vitesh.

 Avokatët e tij nuk pranuan të komentojnë.

Pamjet CCTV nga 7 shkurt tregojnë aktorin duke dalë nga një automjet, duke iu afruar dritares së një Jeep Grand Cherokee dhe duke qëlluar 11 herë, duke shkaktuar vdekjen e 37-vjeçarit Tyrone Jones, nga Queens Village.

Motivi prapa të shtënave mbetet i panjohur.

Që nga viti 2006, Stokes ka luajtur në disa seriale dramatike. Ai u shfaq në dy episode të "Rescue Me", "The American", "Louie" dhe "Blue Bloods".

Sidoqoftë, ai u bë i famshëm për paraqitjet e tij në "Laë & Order: Special Victims Unit", "Boardëalk Empire" dhe së fundmi në "Poëer".