VIDEO/ Shoqërimet në Vlorë, pronarët e lokaleve protestë pas mesnate para komisariatit

Pronarët e lokaleve në Vlorë janë mbledhur para komisaratit për të kundërshtuar aksionin e policisë gjatë të cilit u shoqërua një pronare e një prej lokaleve në Lungomare.

Në total bashkë me të, ishinë tre persona të shoqëruar. Ata kërkuan lirimin e tyre dhe respektimin e të drejtave, duke e cilësuar të paligjshëm aksionin e policisë.

Mbrëmjen e sotme lokalet në Vlorë zgjodhën një formë origjinale për të protestuar duke vendosur në sfond himnin kombëtar pasi kërkojnë zgjatjen e fashës orare. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli tre të shoqëruar, mes tyre edhe një grua.