AEL Limasol-Vllaznia/ Klubi qipriot publikon çmimin e biletave

Vllaznia do të ndeshjet ditën e martë kundër rivalëve qipriotë të AEL Limasolit në kuadër të sfidës së parë për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Pritet një përballje jo e lehtë për shkodranët, të cilët do të tentojnë gjithçka, edhe pse sfidën e parë do ta luajnë në transfertë.

Nga ana tjetër, skuadra qipriote ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj, duke bërë publik çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Pritet që 50%  e kapacitetit të stadiumit ku do të luhet ndeshja të jetë i hapur për tifozë dhe çmimi i biletës do të jetë 10 euro.

Një çmim i përballueshëm ky për tifozët vendas, por dhe për ata shkodranë, të cilët do të udhëtojnë drejt Qipros.