VIDEO/ Digjen tre makina në 24 orët e fundit në vendin tonë

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë 24 orëve në vendit tonë. Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor bën me dije se po punon për zbardhjen e zjarrit, por deri më tani policia nuk ka shoqëruar asnjë person në komisariat

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë 24 orëve në vendit tonë.

Një makinë është shkrumbuar plotësisht  në qytetin e Laçit,  ndërkohë që  burime policore bëjnë me dije se, makina Hyundai në pronësi të një shtetase nga Durrësi ka marrë flakë në parkingun e Kishës së Shna Ndout, si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht, incidenti nuk ka sjellë dëme në njerëz apo të lënduar, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm material.

Pas incidentit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vëndngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Një automjet tip 'Golf' është përfshirë nga flaktët orët e para pas mesnatës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ndërkohë që mjeti tip 'Golf' është në pronësi të 24-vjeçarit i identifikuar si Donald Shullazi. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se për shkak të flakëve të makinës, është përfshirë nga zjarri edhe një kioskë që ndodhej aty pranë. Fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme material, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë në Elbasan, rreth orës 06:10, në servisin e shtetasit A.H., 34 vjeç, ka rënë zjarr në mjetin tip "Volksvagen Polo", dhe për pasojë mjeti është djegur tërësisht. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, por po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.