Diplomohet në moshën 96-vjeçare pensionisti në Britani

Një pensionist 96-vjeç besohet se është i diplomuari më i vjetër në universitet e Mbretërisë së Bashkuar.

Archie White, iu dha diploma në Artin e Bukur nga Kolegji East Sussex në Hastings në fillim të këtij viti.

Ai lindi në 1925 kur George V ishte ende në fron.

Piktori amator, i cili punoi si avokat deri në moshën 92 vjeçare, u regjistrua në universitet në vitin 2018 për t'u njohur më mirë me kryeveprat e artistëve të mëdhenj.

Ai ka mësuar aftësi në qeramikë, metodat tradicionale të fotografisë dhe bazat e Photoshop gjatë kohës që studioi.

Archie ishte 96 vjeç e 56 ditë në kohën e dorëzimit të punës së tij të fundit tek pedagogët - 144 ditë më i ri se i diplomuari më i vjetër në botë.

Rekordmeni botëror Shigemi Hirata nga Japonia ishte 96 vjeç e 200 ditë në kohën e marrjes së diplomës.