Radhë deri 500 metra, ja si presin emigrantët që të hyjnë në Kosovë

Emigrantët pop resin deri në një orë që të hyjnë në Kosovë, për shkak të radhëve të gjata nëpër pikat kufitare.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në orën 11:20 në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, kurse radha është e gjatë 400 deri në 500 metra.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë 100 deri në 120 metra, kurse pritjet janë 25-30 minuta.

Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë. Kolona e automjeteve në këtë pikë në hyrje të Kosovës është 30-40 metra. Situatë më e qetë vërehet në pikat e tjera kufitare.