VIDEO/ Vërshimet marrin gjithçka përpara në Austri, edhe makinat

Stuhitë e mëdha kanë goditur rëndë shtete të ndryshme të Europës.

Pas Gjermanisë, ku goditja ka qenë e madhe, duket se një tjetër shtet po vuan nga përmbytjet.

Bëhet fjalë për Austrinë, një vend që po përjeton po ashtu kolaps nga reshjet e mëdha të shiut.

Qyteti i Hallein, në periferi të Salzburgut, u godit rëndë. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytjen e Kothbach që pushtoi të gjithë qytetin. Lumenj me ujë, baltë dhe mbeturina të ndryshme kanë përfshirë rrugët dhe shtëpitë, duke marrë me vete pemët dhe makinat me shumë lehtësi.

Disa njerëz u mbytën gjithashtu nga uji. Aktualisht nuk ka asnjë të lënduar ose viktimë në Austri.

Autoritetet austriake kanë kanë informuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre.