Maradona/ Bir k…, do të paguash për gjithçka, ja kush shpërthen...

Carlos Diaz, psikologu i Diego Armando Maradona dhe një nga shtatë të akuzuarit për vdekjen e tij, është kthyer të flasë pas disa muajsh heshtje.

Psikologu ka vendosur të tregojë versionin e tij të fakteve në programin Intruders, duke mohuar çdo përgjegjësi në vdekjen e Pibe de Oro.

“Atë ditë kishim një takim me të (bashkë me psikiatren Agustina Cosachov) dhe e kemi gjetur në gjumë në krevat. Ata që jetonin me të na kanë thënë se Diego bënte gjithmonë sikur flinte për të mos takuar mjekët”, ka thënë Diaz.

“Në atë moment ka hyrë infermieria që nuk i ka ndier pulsin dhe ka nisur menjëherë të bëjë manovrat për ta kthyer në jetë. Mbaj mend edhe se i kam telefonuar Gianinna-s: kam kërkuar ta qetësoj dhe i kam thënë të vinte me qetësi. Më pas mediat kanë bërë zhurmë dhe ajo është nervozuar  si pjesa tjetër e familjes”.

Psikologu ka folur për problemet e legjendës dhe ka sulmuar vajzat:

“Maradona abuzonte me alkool dhe ilaçe. Dalma dhe Giannina më duan në burg? Më vjen keq për familjarët e të droguarve, sepse e kuptoj se shumë herë edhe ata dëmtohen nga sëmundja. Është hera e parë që shikoj familjen e një pacienti që është kaq mosmirënjohëse me mjekët që e kanë mjekuar”.

Përgjigja e vajzës Giannina nuk ka vonuar dhe ka ardhur në Twitter:

“I dashur Carlos, do të doja që familjarët e tu të mos e kalonin gjithë këtë. I kam besuar gënjeshtrat e tua dhe mungesën tënde të korrektësisë. Birë k… Nuk do të ndalem deri në momentin që nuk do të kesh paguar për gjithçka ke bërë”.