Emri/ Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, pranga 45-vjeçarit në Mirditë

Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar një 45-vjeçar, që dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, L.T.,45 vjeç banues në Rrëshen, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.T.,42 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ".

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprat penale "Kanosja" dhe "Demtime të tjera me dashje". 

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  Leonard Tuci,45 vjeç banues në Rreshen, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.T.,42 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Blerim Qërrushi,28 vjeç, banues në Thumanë, pasi në aksin Rrugor Lezhë-Milot, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin kamion pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin Leonard Shtjeni, 46 vjeç, banues në Dajç, Lezhë pasi për motive pronësie ka kanosur dhe goditur duke i shkaktuar dëmtime shtetasin Z.Rr., 60 vjeç, banues në Dajç,Lezhë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.