Shtohen rastet me Covid-19, dy atletë infektohen në fshatin Olimpik në Tokyo

Teksa Tokyo është në gjendje emergjence nga covid-19 deri më 22 Gusht, situata në fshatin olimpik ku do të akomodohen 11 mijë atletë nuk është dhe aq pozitive vetëm pak ditë nga starti i Lojërave Olimpike.

Komiteti Organizativ Tokyo 2020 bëri të ditur se dy atletë kanë rezultuar pozitiv në testet e kryera dhe kombësia e tyre nuk është bërë e ditur ndërsa një sportist i tretë që rezultoi me covid-19 nuk ndodhet në fshatin olimpik.

Sportistet e infektuar janë izoluar sipas masave strikte por infektimet në fshatin olimpik kanë rritur shqetësimet për krijimin e ndonjë vatre të madhe infeksioni mes sportistëve që do të garojnë në Tokyo.

Kujtojmë që nga pandemia, organizatorët u detyruan të mos pranonin spektakorë gjatë eventit madje rregullat strikte kanë ndryshuar edhe mënyrën e tërheqjes se medaljeve që dikur u viheshin në qafë fituesve dhe tani do t'i tërheqin dhe do t'i vendosin po vet për të shmangur kontaktet.