FOTO- EMRI/ Postonte foto me armë në rrjetet sociale, e pëson keq 17-vjeçari nga Kombinati, policia i gjen…

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një 17-vjeçar që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatike si dhe një armë e ftohtë(thikë).

I arrestuari është 17-vjeçari Klevis Selaj, banues në Kombinat, Tiranë.

Ja njoftimi i plotë:

Tiranë

Policia identifikon, kap dhe arreston 17-vjeçarin që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatike si dhe një armë e ftohtë(thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit e Policisë Nr.6, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim apo personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17 -vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajer.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. S, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.