Më shumë se 3.61 miliardë vaksina anti-COVID janë administruar në botë, ja cili vend kryeson

Mbi 3.61 miliardë doza të vaksinave anti-COVID janë administruar në gjithë botën, sipas shifrave të "Our World in Data", një faqe interneti lidhur me Universitetin e Oksfordit që ndjek vaksinimin.

Kina kryeson numrin global me mbi 1.44 miliardë doza, e ndjekur nga India me 399.7 milionë.

Lista vazhdon kryesisht me vendet perëndimore, ku SHBA-ja ka administruar 336.6 milionë doza, Brazili 121.8 milionë, Gjermania 85.62 milionë, Britania 81.7 milionë, Japonia 66.71 milionë dhe Franca 63.17 milionë.

Turqia renditet e nënta në listë me mbi 62.57 milionë doza, e ndjekur nga Italia, Indonezia dhe Meksika.

Vendi me numrin më të madh të dozave të administruara për nga numri i popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, me 164.44 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i dozave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 4 milionë jetë në gjithë botën, me gati 200 milionë raste të raportuara në gjithë globin, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.