Dyshohet i mbytur në liqen 45 vjeçari, kërkohen polumbarët

Nga deklarimeve të para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Liqenin e Farkës. Pas denoncimit të familjarëve, policia ka kërkuar ndihmën e polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Tiranë/ Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.