", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/17/auto_gj11626552632.jpg", "width": 900, "height": 488 } }

Thirrje raciste, Gjermania lë fushën e lojës në Lojërat Olimpike në Japoni

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme turneu u futbollit në Lojërat Olimpikë në Japoni teksa protagonistë është bërë kombëtarja gjermane e 23-vjeccarëve duke braktisur fushën e lojës pas thirrjeve raciste në dëm të futbollistit Xhordan Torunariga.

Gjithçka ndodhi në sfidën me Hondurasin teksa ndeshja ishte në barazim 1-1, 5 minuta para fundit “pancerat” kanë braktisur fushën si pasojë e thirrjeve raciste në fushë. Pre e këtyre thirrjeve ka rënë futbollisti i Gjermanisë Xhordan Torunariga, i cili dyshohet se është thumbuar po nga kundërshtari i tij pasi ndeshja po luhej pa praninë e tifozëve.

Futbollisti i prekur, ka lënë fushën dhe pas tij kanë shkuar dhe shokët e skuadrës. Kombëtarja gjermane ka dalë më një sqarim zyrtarë, duke shkruar në “Tëitter” fjalët: “Kur një nga lojtarët tanë abuzohet nga pikëpamja racore, të luash nuk është më një opsion”.

Lajmi ka bërë bujë të madhe pasi ky incident ndodh 1 javë para nisjes së Lojërave Olimpike duke çuar vëmendjen përsëri tek skandalet e përsëritura në kompeticione të tilla.