Ardit Boriçi debuton me fitore në boksin profesionist, 21 vjeçari durrsak premton sukses

Ardit Borici 21 vjeçari durrsak mund të jetë e ardhmja premtuese e boksimit shqiptar.

Borici ka arritur të fitojë ndeshjen me dominim total në 4 raunde përballë boksierit kosovar Emin Berbatovci.

Fitorja ishte çelësi që hapi dyert e boksit profesionist 21 vjecarit Borici, i cili tashme pritet të përfaqësojë ekipin e Teutës në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përballja me Berbatovcin u zhvillua në Durrës në prani të mijëra mbështetësve,teksa u dominua në te 4 raundet nga boksieri durrsak.  Ardit Borici prej vitesh është pjesë e boksit amator në Francë,teksa kjo fitore tashmë i ka hapur rrugën ne kategorinë e profesionistëve të sportit burrëror