Itali/ 13 viktima dhe 3 121 raste të reja me Covid

Në Itali, 3.121 të infektuar dhe 13 viktima nga COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit.

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë thonë se të shëruarit gjatë këtij intervali kohorë janë 2,328.

Nga krahu tjetër, 162 persona ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv.

Që prej fillimit të pandemisë, përtej Adriatikut, janë regjistruar 4.284.332 të infektuar ndërsa 127.864 persona, për fat të keq, s’kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, shkruajnë mediat.