Krimi i tmerrshëm/ Dy vëllezërit shqiptarë vrasin ish-bankierin në sy të gruas kur po tërhiqte para

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Leçes në Itali.

Dy shqiptarë mësohet se kanë vrarë një ish-menaxher banke të dalë në pension.

69-vjeçari Giovanni Caramuscio, ishte duke tërhequr para në një ATM banke kur u vra gjatë natës në Lequile.

Të akuzuar për krimin e rëndë janë dy vëllezër shqiptarë.

Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa kryen vrasjen ndërsa ishin të maskuar me maskë antiCovid.

Por ajo që i ka tradhëtuar dy vëllezërit shqiptare është fakti se gjatë arratisjes kishin lënë shumë gjurmë.

69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij dhe identiteti i shqiptarëve është bërë pas dëshmisë së saj para hetuesve.

Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka.

Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.