Vatër zjarri në pishat e Patosit, rrezikohen ullishtet/ Zjarrëfikësit me mjete rrethanore

Një vatër zjarri ka përfshirë këtë pasdite pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, Bashkia Patos.

Zjarrëfikësja Fier dhe Patos ndodhet në vendngjarje por për shkak të temperaturave të larta, erës dhe terreni i vështirë po vështirëson punën e tyre duke punuar me mjete rrethanore, si lopata apo kazma.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet por rreth kësaj zone ka fermerë që kanë mbjellë bimë ulliri çka mund të shkaktojë jo vetëm  dëm ekonomik por edhe mjedisor./ SYRI TV - Syri.net/