VIDEO/ Rama e inauguroi 1 ditë më parë, ‘Baypasi i Vlorës’ burim aksidenti: Mungojnë 70 % të barrierave anësore

I shoqëruar nga ministrja Balluku e deputeti Gjiknuri, kryeministri Rama inaguroi Baypassin e Vlorës, ku një ditë më pas, SYRI TV ka bërë një vëzhgim përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

Nga ky vëzhgim konstatohet se ka ende vend për tu punuar ku mungon një pjesë e sinjalistikave, barrierat mbrojtëse si dhe disa segmente të rrugës vijnë duke u ngushtuar,e mund të kthehen në burim aksidenti.

Në vëzhgimin e bërë në terren nga Syritv duket se ka ende shumë punë për tu bërë e kjo rrugë nuk jep aspak siguri sidomos gjatë fluksit të sezonit turistik.

Përgjatë rrugës së baypassit niveli i rrugës mbetet problem madhor për shkak të ulje ngritjeve të shumta,si pasojë e disnivelit.

Barrierat anësore në mbi 70% të aksit rrugor mungojnë, madje dhe sinjalistikat, të cilat mund të kthehen në shkaktarë të aksidenteve të ndryshme.

Në disa segmente rruga është ngushtuar e nuk lejon kalimin e më tepër se 1 automjeti,teksa ky është një rrezik më vete i cili u has dhe nga makina e stafit të Syritv.

Ndër të tjera mungon dhe ndriçimi një faktor kyç,i cili përgjatë natës do të shërbejë negativisht dhe në dëm të drejtuesve të mjeteve.

Duket se kryeministri Rama ka nxituar për të bërë përurimin e baypassit, duke neglizhuar mungesat e kësaj rruge të cilat mund të kenë pasoja negative.