Bëri paraqitje fenomenal me Italinë, Ancelotti kërkon Chiellinin në Madrit

Një lajm i bujshëm në lidhje me të ardhmen e Chiellinit vjen nga Italia në këto ditë të nxehta merkatoje.

Giorgio Chiellini është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij në Juventus përfundoi më 30 qershor, dhe tani Calciomercato pretendon se Carlo Ancelotti do të dëshironte ta sillte bashkatdhetarin e tij në Madrid. A

Agjenti i 36-vjeçarit kohët e fundit komentoi se ata janë ende duke pritur një thirrje nga Juventusi, pas shfaqjeve të tij mbresëlënëse për Italinë në Euro 2020.