Haaland: Trajneri nuk është i ri për mua, mezi pres të punoj me të

 

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka pranuar se mezi pret të punojë me trajnerin e ri Marco Rose

"Unë fola pak me të. Unë e njoh trajnerin më parë sepse kam kaluar gjashtë muaj me të në Salzburg. Ai është një djalë i mirë dhe unë pres që të punoj me të," tha Haaland për kanalin YouTube Stadium Astro. Ai gjithashtu diskutoi lëvizjen e afërt të Jadon Sancho në Manchester United. "Është e trishtueshme që ai është larguar", vuri në dukje Haaland.

Borussia u mbylli derën të gjithë ofertave nga klubet më të mëdha europiane ndaj bomberit norvegjez.