VIDEO/ ‘Range Rover-i’ në kundra vajtje godet motorrin në rotondo, një i lënduar rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Novoselë, ku një makinë tip ‘Range Rover’ ka përplasur një motorr brenda nënkalimi.

Sipas informacioneve për Syri.net, makina ka ngatërruar rrugën duke u futur në sens të kundërt të nënkalimit dhe ka goditur përballë motorrin.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorrit ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar në spital.