Rushaj: Kuvendi do na ndihmojë të shohim nga vetja, çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë gabim

Në fjalën e tij drejtuesi politik i fushatës së PD në zgjedhjet e 25 prillit, Alfred Rushaj, duke u ndalur të zgjedhjet tha ndër të tjera se Kuvendi Kombëtar I sotëm do të na ndihmojë të shikojmë edhe nga vetja, çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë gabim.

I nderuar zoti Kryetar;

Të nderuar zonja dhe zotërinj delegatë të këtij Kuvendi;

demokratë dhe demoktratë në të gjithë Shqipërinë.

Dua ta nis me një falenderim dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë ju në këtë sallë, por edhe për ata demokratë të thjeshtë, që gjatë gjithë kesaj periudhe, me kurajo, sakrificë, përulësi, ndershmëri dhe ideal, u përballen çdo ditë me një sistem, që vetëm me demokracinë nuk kishte të bënte.

Mirënjohje dhe respekt të jashtëzakonshëm.

Kushdo që dyshon se Shqipëria nuk ka më njerez qe janë gati të sakrifikojnë për diçka më të madhe se interesi personal, nuk ka nevojë të shkojë të larg; mjafton t’ju shohë Ju, mjafton të shohë ata demokratë jashte kësaj salle, dhe do ta ketë përgjigjen.

Duke dëgjuar fjalën e të gjithe atyre që folën përpara meje, jam i qartë që ky është një Kuvend i dëshmisë;

I deshmisë të sakrificave të njerezve që donin ndryshimin dhe punuan për të nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, dëshmi se si një grup njerëzish të mësuar me përfitimet e pushtetit jane të gatshëm të bënin çdo gjë për ta mbajtur atë;

dëshmi se si rinia e angazhuar në fushatë me idealin e saj të pastër për të sjellë ndryshimin bazuar në vlera dhe program, pati si kundër shembull, lekët dhe kriminelët;

dëshmi se si intelektualët e përfshirë në fushatë në emër të interesit qytetar dhe civil për ta larguar me votë qeverisjen e korruptuar, patën si kundërpart te tyre, bandat e armatosura dhe dhunën;

dëshmi se si qytetarë të thjeshtë që besonin akoma që koha e partisë shtet kishte mbaruar njëherë e mirë në 1992, panë se si policia, administrata, prokuroria, gjykata u vunë në një garë mes vedit për të treguar se kush ishte më besnik dhe kush punonte më shume dhe më hapur për të favorizuar qeverinë.

Por a u trembët ju? A u trembën demoktratët? A u trembën qytetarët e thjeshtë që donin ndryshimin?

U ligështuat, Po, të gjithë u ligështuam;

por asnjë nga ju nuk i hapi rrugë krimit edhe pse policia që duhet të mbronte qytetarët u rrjeshtua me krimin;

U revoltuat, Po; të gjithë u revoltuam;

por asnjë nga ju nuk e la në mes betejën, përkundrazi;

Nuk u trembët edhe kur qeveria pasi tentoi tju blejë dhe nuk arriti, dërgonte herë kriminelët me armë dhe herë shtetarët kriminel për tju bërë presion.

Të gjithë këto dëshmi, do të ishin të mjaftueshme për të bërë një manual për të gjithë ata që duan të japin leksion për manipulimin e votës së lirë.

Natyrisht që edhe ne nuk jemi të pagabueshëm; natyrisht që edhe në kemi bërë gabimet tona dhe mund e duhet të kishim punuar më mirë;

dhe ky Kuvend mendoj se do na ndihmojë që të shohim edhe nga vetja, për të parë se çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë gabim;

Vecanerisht ku gabuam dhe si mund të përmiresohemi, sepse beteja tjetër shumë shpejt do vijë;

Por sot mbase duhet të ndalemi pak edhe tek shembulli tjetër.

Tek shembulli se si njerëz me vullnet dhe të lirë, të pafriguar dhe me ideale, u përballën me gjithë këtë sistem manipulimi; me asgjë tjetër në dorë, përveçse lirisë, kurajës dhe dëshirës së tyre për ta parë ndryshe këtë vend.

Unë e pashë këtë shembull, tek njesia 4 këtu në Tiranë; një nga zonat më të varfra në kryeqytet;

pashe se si qeveria dhe aleati i saj Doshi, kishin vetëm një propozim ndaj varfërisë së tyre ekstreme; lekët në këmbim të votës;

pashë se si problemit të legalizimit, qeveria i dha vetëm këtë zgjidhje; votën në këmbim të tapisë, ose prit fadromën;

pashë se si problemeve të termetit, qeveria i dha vetëm këtë zgjidhje; nuk ka rendësi nëse e ke shtëpinë të padëmtuar; nëse jep votën, paratë e destinuara për ata që realisht kanë hall, shkojnë për të të blerë votën.

E gjithë kjo, jo më shumë se 2 km nga kjo sallë.

Por pashe edhe punën e palodhur dhe plot pasion të Ervinit, Ramadanit, Lulit, Genardit, Agronit, Erzenit, Nderimit, Enkes, Edit dhe shumë të tjerëve që nuk do më dilte koha që t’i merrja një për një emër dhe që padyshim përsëri nuk do i përmendja dot të gjithë.

Pashë Florin dhe forumin rinor, që me energjinë, pastërtinë dhe dëshirën e tyre për ndryshim, të bënin optimist që çdo vështirësi kalohet dhe do të kalohet.

Pashë Orselën dhe zonjat e njësisë 4, që nuk u intimiduan as nga rrugaçëria dhe as nga pushteti, por me dinjitet i shkuan deri në fund betejës.

Pashë Benin, Metin dhe shumë të tjerë, që luftuan dhe punuan, edhe pse arma e vetme që kishin, ishte dëshira për ndryshim.

Për ata dhe për të gjithë të tjerët që u angazhuan në fushatë, mirënjohje dhe falenderime pa fund.

Unë pashe dhe se si, njëlloj si në vitin 1991, njësia 8 në Tiranë e rimundi pushtetin që la Ramiz Alia dhe që sot e administron Rama. Dhe padyshim, puna e palodhur e Pëllumit, Stelës, Azemit, Mirit, Arbrit, Aidës, Erjonit, Klitit, Alketit, Heroinës, Agimit, Julit e shumë të tjerëve të cilëve u kërkoj ndjesë që spo ua përmend emrat, bëri diferencën.

Fytyra forumit rinor, u bë fytyra e ndryshimit që njerëzit donin.

Puna e tyre, frymëzoi qytetarët e thjeshtë.

Nuk mund të mos e sjell këtu si shembull, që në mes të Tiranës, aty ku u përqendrua e gjithë forca financiare e pushtetit, qytetarët e kësaj njësie i treguan edhe njëherë se ne jemi më shumë se ata.

Në vitin 1991, Ramiz Alia, njeriu më i pushtetshëm i vendit, ai që kontrollonte, partinë shtet, që kontrollonte qeverinë, kuvendin, shërbimin sekret, ushtrinë, policinë, buxhetin e shtetit, çdo dhe të gjitha pushtetet, humbi përballë një intelektuali të thjeshtë, mu në zemër të Tiranes.

Edhe atëherë makineria e stërmadhe shteterore, arriti ta manipulonte vullnetin e njerëzve për ndryshim; por nuk zgjati shumë; pas 1991 erdhi 1992, pranvera e demokracisë që i hapi një prespektivë tërësisht tjetër, vendit dhe shqiptarëve.

Ky është dhe sinjali që dha përsëri njësia 8;

një njeriu që ka edhe më shume pushtet se Ramiz Alia në 1991;

nje njeriu që nuk ka frikë ta përdorë shtetin për pushtetin e tij; I tha që koha e tij ka mbaruar dhe shume shpejt një 92 i ri po vjen.

Qeveria mendoi se na ka thyer;

mendoi se demokratët do dekurajohen;

ajo mendoi se pa pushtet njerëzit do vraponin të gjithë tek paratë;

por

mendoj se i bëri llogaritë gabim;

rreth 670 mijë qytetarë votuan për Partinë Demokratike dhe për ndryshimin;

votuan per vlerat dhe kundër bandave;

votuan për Shqipërinë dhe kundër kriminelëve me pushtet.

Te nderuar demoktrate;

ne jemi të vjedhur, por jo të mundur;

jemi në opozite por jo të humbur;

sepse ne jemi shpresa që sot ka vendi për ndryshim;

ne do ta fitojmë këtë betejë për fëmijët tanë;

do ta fitojmë për ata që nuk duan të qeverisen nga bandat;

do ta fitojmë për ata që duan të jetojnë në këtë vend dhe jo ta braktisin.