Baçi: Fjalimi kritik i Mark Markut, PD të lexojë realitetin e ri, të ripërcaktojë programin e saj konservator

Në studion e Syri Tv me gazetaren Eneida Ndoci, politologu Agim Baçi komentoi edhe fjalimin kritik që deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku, mbajti nga podiumi i Këshillit Kombëtar për atë që duhet të jetë Partia Demokratike e së ardhmes.

‘Nuk e ka Marku nga rezultati i Lezhës. Fatmirësisht Markun e njoh që nga viti 1990.

Është në natyrën e Markut ti thotë gjërat ashtu siç i mendon.

Kush e mban mend Markun i ka thënë këto gjëra edhe kur ka qenë deputet.

Madje ka pasur moralin që ka debatuar edhe me zotin Berisha.

Ai thotë që me të vërtetë Rama ka përgjegjësinë për inxhininierinë e votës që krijoi.

Por është përgjegjësia e madhe e Partisë Demokratike gjatë dy herëve qeverisje që nuk bëri do dekomunistizimin e shoqërisë, që nuk arriti të hiqte dot simbolet e komunizmit, pra nuk kapi dot kohën e vet

Atë që thoshte Marku për të tashmen, është që ne duhet të kuptojmë që këto 30 vite është rritur një brez i ri qëka lexuar, që komunikon ndryshe, që nuk ka bërë shkollën e diktaturës, dhe PD duhet të ripërcaktojë programin e vet përvallë shqiptarëve.

Parimet e veta si do të funksionojë, pse është konservartore, si duhet të ndahet me të tjerët.  

Nëse besimi në Zot, Familja dhe Prona a janë më shtylla e Partisë Demokratike, dhe si do të përkthehen këto në realitetin e sotëm në mënyrën e re të komunikimit në botë.

Është nevoja që një parti të lexojë realitein.’