Kandidatët për Këshillin Kombëtar të PD, në listë edhe kritikët e Bashës

Këtë të shtunë, (17 korrik), Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të votojë për anëtarët e rinj të Këshillit. Ditën e djeshme pas një mbledhje të gjatë kryesia ka  miratuar të gjithë kandidatët, prej të cilëve 300 do të kenë statusin e anëtarit.

Nga anëtarët e rinj që do të zgjidhen jo më pak se 30% do të jenë femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35-vje

Në listën që vetë Partia Demokratike ka publikuar spikasin disa emra të rinj, por edhe të vjetër. Kandidat është djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, gazetarja dhe moderatorja Orjela Nebiaj, por edhe ish-lojtari i kombëtarës shqiptare, Andi Lila.

Ajo që bie në sy është se ndryshe nga sa pritej dhe flitej në mediat anti-opozitë, në listë janë edhe kritikët e Lulzim Bashës. Edit Harxhi, e cila e sfidoi në zgjedhjet për kreun e PD, ish-sekretari i përgjithshëm, Arbin Ristani dhe ish-Presidenti, Bujar Nishani. Ky i fundit për shkak të posteve të larta që ka mbajtur, nuk i nënshtrohet votimit, por zgjidhet automatikisht.

Po ashtu automatikisht zgjidhen ish-Presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e partisë, deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut.

LISTA E PLOTE: