Vështirësohet pandemia/ OBSH: Ka shumë mundësi për variante të reja edhe më të rrezikshëm

Ekspertët e OBSH-së dhanë alarmin në konferencën e zakonshme nga Gjeneva për koronavirusin ku thanë se është shumë e mundshme që të zhvillohen variante të reja më të rrezikshme.

Komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se variante të reja të Covid-19 mund të përhapen në të gjithë botën duke e bërë edhe më të vështirë ndalimin e pandemisë.

 “Nuk ka mbaruar aspak”, thanë ekspertët e agjencisë së Kombeve të Bashkuara, duke nënvizuar “probabilitetin e fortë që të shfaqen variante të reja dhe ndoshta më të rrezikshme që mund të jenë edhe më të vështira për t’u kontrolluar”.