Detaje të reja/ Përdhunimi i 19 vjeçares, polici kishte hapur shtëpi publike ku mbante 7 gra të tjera

Detaje të reja janë zbardhur rreth përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga një efektiv policie disa ditë më parë.

Mediat greke bëjnë me dije se vajza ka dhënë informacione të reja rreth ngjarjes te cilat nuk ishin të ditur më parë.

Ajo tha se polici kishte edhe një bashkëpunëtor.

19-vjeçarja ka dëshmuar se ata kishin një shtëpi të quajtur ‘Agjensia e shoqërimit’ që e cilëson si ‘bordello’ ku ishin pjesë edhe shtatë gra të tjera që punonin aty.

Ajo tha se ata e kishin shndërruar në biznes, ku kishin hapur edhe faqe në rrjete sociale ku publikonte foto pornografike, por faqja është mbyllur kur polici u arrestua.

Komentuesit e faqes e kanë pohuar ekzistencën e saj dhe kanë thënë se aty publikohej edhe çmimi prej 160 eurosh nëse dikush dëshironte të vizitonte ‘bordellon’.

Për secilën nga gratë e punësuara aty kishte profil ku publikoheshin foto pornografike të tyre pa shfaqur fytyrën.

Pasi u mbyll faqja aktiviteti tek ‘Agjensia e shoqerimit’ vazhdonte, por komunikonte me klientët në Whatssap.

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë ku një 19 vjeçare paditi një efektiv policie i cili kishte abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë me të, por për arsye se ai e kishte kërcënuar se do i bënte keq familjes, vajza kishte nguruar ta tregonte ngjarjen në polici.

Ka dyshime që policia ishte në dijeni të kësaj ngjarje pasi edhe pas padisë së 19-vjeçares, policia nuk e arrestoi direkt por pas 24-orësh.