VIDEO/ Pengmarrja në Shkodër mbahet e fshehtë nga policia, autorët kërkuan 500 mijë euro

Në Shkodër është marrë peng pronari i një lokali, por ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia. Sipas të dhënave mësohet se disa persona me një makinë Audi kanë rrëmbyer pronarin e lokalit dhe i kanë kërkuar djalit të tij 500 mijë euro. Por pasi kanë parë se personat që janë interesuar për pengun janë të njohur e kanë lënë të lirë

Një ngjarje e rëndë e ndodhur ne Shkodër është mbajtur e fshehtë.

Bëhet fjale për një pengmarrje dhe në pamjet e bera publike duket se si rrëmbehet pronari i lokalit në Shkodër ku autorët kërkonin 500 mijë euro.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar ngjarjen e rëndë kriminale, sipas tij, të ndodhur në 25 maj në Shkodër ku është marrë peng një person.

Hoxha tha se viktimë e pengmarrjes për disa orë ka qenë pronari i një lokali në Shkodër. Në “ABC News”, gazetari publikoi edhe pamjet e pengmarrjes së dyshuar. Ai tha se tre persona me një fuoristradë Audi me targa angleze shkuan në lokal si klientë.

Pasi porositën kafetë, ata i hodhën një këllëf jastëku në kokë pronarit dhe e morën peng. Hoxha tha se personat e çuan pronarin e lokalit në një zonë malore të Kukësit, dhe përmes telefonit të tij i dhanë ultimatum djalit që të dorëzonte 500 mijë euro në lagjen “Rus” të Shkodrës.

“I biri kishte prerë biletën atë ditë për në Angli. Se cili ka qenë motivi, a ka të bëjë kjo me aktivitetin e djalit në Angli, këtë gjë nuk e di, por ajo që di është se ky person është marrë peng, familjarët kanë njoftuar policinë. I kanë bërë një telefonatë tjetër të birit pak më vonë dhe i kanë thënë nuk e lëmë të iki babai yt, po nuk i çove 500 mijë euro.

Për fat të mirë, i biri i pengut i ka regjistruar. Mes njerëzve që janë shqetësuar ka patur edhe njerëz që janë interesuar dhe kanë marrë në telefon pengun. Kur pengmarrësit kanë parë numrat e telefonit që i kanë rënë telefonit të pengut, janë trembur dhe e kanë lëshuar. Pas disa ditësh kjo fuoristradë është gjetur e djegur në fshatin Fishtë. Problemi është se këta persona janë të lire”, shprehet gazatari.

Ndërkohë që policia nuk ka  dhënë asnjë detaj për këtë ngjarje, edhe pse djali i pengut ka bërë denoncim në polici.