VIDEO/ Shqiptarët rrethojnë dhe qëllojnë me thikë 14-vjeçarin në Athinë

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një grup të rinjsh, shtatë nga Shqipëria, një nga Gjeorgjia dhe një nga Moldavia rrethojnë një 14-vjeçar në Athinë duke i marrë telefonin.

Më tej, ata e godasin të miturin disa herë me thikë. Video e publikuar tregon momentet para dhe pas sulmit.

Në pamje, duket grupi prej shtatë të miturish që shkojnë drejt një restoranti. Ata qëllojnë me thikë 14-vjeçarin e më pas largohen me vrap.

Të miturit e përfshirë në ngjarja janë arrestuar nga policia, pasi u sekuestruan pamjet e krimit të rëndë.

Babai i 14-vjeçarit deklaroi për mediat helene se fëmija i tij është gjallë falë një mrekullie, kurse ka kërkuar dënim maksimal për autorët.