Varianti ‘Delta’ bën namin në Greqi/ 3 mijë të infektuar, 7 viktima vetëm sot

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2938 raste të reja me Covid-19.

7 pacientë humbën jetën, ndërsa 135 të tjerë vijojnë betejën me sëmundjen në spital.

Krahasuar me dje kemi një ulje të lehtë të rasteve, pasi të martën u shënuan 3109 të infektuar, por një rritje të fataliteteve nga katër dje në shtatë sot.

Rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi i atribuohet variantit “Delta” si faktori kryesor që po rikthen një tjetër valë të infektimeve në një kohë që u mendua se sëmundja u mposht.