‘Lidhja e sigurimit të shtetit dhe mafjes italiane’/ Berisha: A po e ndihmonte diktatori luftën kundër borgjezisë?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka aluduar për një lidhje mes sigurimit të shtetit dhe mafjes italiane gjatë periudhës së diktaturës.

Sipas disa përgjimeve të publikuara nga anti-mafia italiane, flitet për një shqiptar specialist eksplozivi që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej.

‘Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anëtar i ndragetës por pregatiste autobombat me të cilat  mafia italiane kryente aktet terroriste’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

A ekziston lidhja midis sigurimit te shtetit dhe mafjes italiane?

Capo dei capi Toto Rina ne regjistrimet e antimafjes italiane flet per nje shqiptar specialist eksplozivi qe shfaqej para akteve te medha terroriste dhe zhdukej. Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anetar i ndragetes por pregatiste autobombat me te cilat  mafia italiane kryente aktet terroriste.

Nga Shqiperia ne ate kohe vetem terroriste te sigurimit te shtetit mund te shkonin ne Itali dhe te ktheheshin si dhe kur te donin. Pyetja legjitime shtrohet a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe brigade rose kunder borgjezise dhe qeverise se vendit fqinje?!? Sb