Politikani serb: Mos shkoni me pushime në Shqipëri, ata janë fajtorë për Kosovën

Drejtuesi i partisë “Serbia e bashkuar”, Dragan Markoviç iu ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij, që të mos bëjnë pushime në Shqipëri.

Markoviç theksoi se nuk ka kuptim që serbët të pushojnë në Shqipëri, në një kohë që “ishte shteti shqiptar që nxiti shqiptarët të dëbonin serbët nga territori i Kosovës”, sipas tij.

“Unë nuk e kuptoj dikë që thotë se kam kaluar këndshëm me pushime në Shqipëri. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë u kryen krime të tmerrshme kundër serbëve.  Të gjithë serbët janë dëbuar, për shkak të Shqipërisë”, tha ai.

Markoviç ka inkkurajuar serbët, që të bëjnë pushime në Greqi.