Partizani blindon qendrën e mbrojtjes, vjen 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Partizani blindon qendrën e mbrojtjes me një tjetër element që vjen nga Maqedonia e Veriut, duke e kompletuar këtë repart pas largimit të Eneo Bitrit.

Klubi i kuq ka zyrtarizuar marrëveshjen me Aleksandar Damçevskin.

Ai vjen pas një përvoje trevjeçare me skuadrën armene, Ararat-Armenia.

28-vjeçari ka firmosur për një sezon, me opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër.