Naomi Campbell është fytyra e koleksionit të ri Burberry

Modelja britanike Naomi Campbell është fytyra e koleksionit të ri të Burberry, TB Monogram Veror.

Koleksioni përfshin bikini me rripa, pantallona me bel të ulët, fustan me gjatësi mesatare, tuta, etj.

"Ne donim të tregonim optimizmin që vjen me ardhjen e verës dhe ndjenjën e entuziazmit që mbretëron në këtë periudhë. Naomi ishte zgjedhja jonë e parë dhe e vetme," tha projektuesi Riccardo Tisci.

Cambell gjithashtu vlerësoi Tiscin: "Është magjike të punosh me Riccardo. Ai ka një vizion unik dhe gjithmonë arrin të 'marrë' maksimumin tim."

Ajo gjithashtu deklaroi se sa e nderuar është të punosh me një markë si Burberry.

 Ajo u themelua në 1856 në Londër, dhe sot konsiderohet si një institucion i modës.

"Stili britanik gjithmonë përcakton tendencat. Kjo do të thotë jo vetëm rroba, por edhe mënyrën se si jetojmë," tha ajo.

Fotografi Danko Steiner, stilistja Catherine Baba, artisti i make-up Adam Fleischhauer, stilisti Jawara Wauchope dhe artisti vizual Frederik Heyman gjithashtu kanë punuar në koleksion.