VIDEO/ Fier, virozat dyfishojnë vizitat në pediatri/ Çdo 24 orë paraqiten mbi 100 fëmijë në spital

Virozat e stinës kanë dyfishuar numrin e vizitave në pediatrinë e spitalit të Fierit, ku simptomat kryesore janë temperatura e lartë dhe të vjellat. Mjekët rekomandojnë për prindërit që të shmangen qëndrimet e gjata të fëmijëve në diell, ndërsa për çdo problem duhet të paraqiten në urgjencë.

Syri TV

Mjekët e spitalit të Fierit vënë në dukje se në këtë periudhë është dyfishuar numri i vizitave në urgjencën e pediatrisë, ndërsa rekomandojnë shmangien e fëmijëve nga rrezet e forta të diellit.

Ndërsa prindërit e fëmijëve shprehen se simptomat kryesore janë temperatura e lartë dhe të vjellat.

Mjekja pediatre Anila Mukaj u kërkon prindërve të mbajnë fëmijët nën kontroll e në raste të dyshimta të paraqiten në urgjencë.

Sipas burimeve spitalore rastet për shtrim gjatë kësaj periudhe kanë qenë të rralla, ndërkohë që prej disa muajsh është plotësuar personeli, një problem që ka qenë ndër vite në spitalin e Fierit.