Irina Shayk dhe Kanye West i japin fund romancës, ja detajet

Papritur, duket se romanca mes modeles ruse, Irina Shayk dhe reperit Kanye West, ka përfunduar.

Burime të sigurta për “Page Six”, kanë treguar se reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, po Irina e ka refuzuar këtë ftesë.

 

“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme për shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisnin për lidhjen e tyre”, tregoi burimi.

 

Më parë, burime të afërta me dyshen kanë treguar për “TMZ”, se Kanye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj, duke frekuentuar njëri-tjetrin që në mars.

Mësohet se ato kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore të DMX.