Kush është oficeri i policisë që akuzohet për rrjet prostitucioni që po trondit Greqinë së fundmi ?!

Mesazhe patriotike, armë, veshje ushtarake, jetë luksoze dhe citime filozofike.

Këto mund të gjendet në profilin e një oficeri të policisë pasi akuzohet për mbatjen me forcë dhe abuzim ndaj një 19 vjeçare, por që çështja mund të jetë më e thellë.

Prothema.gr ka zbuluar identitetin e oficerit i cili akuzohet për një sërë veprash penale dhe veprimi i tij ka tronditur Greqinë për shkak të dramës së jetuar nga vajza që arriti të shpëtonte nga duart e tij.

Emri i tij është Dimitris Bougioukos dhe në profilin e tij mund të gjenden kryesisht foto me përmbajtje patriotike, ku orët e fundit, dhjetra përdorues të Facebook po e sulmojnë verbalisht atë.

Nga hulumtimi i EL.AS. doli se i akuzuari krijoi një  profil në një faqe në internet me përmbajtje erotike dhe e shtyu 19-vjeçaren në prostitucion, duke e kërcënuar atë se ai do ta lëndonte atë dhe familjen e saj. 

Polici caktonte takimin dhe më pas zhvaste paratë për të cilat kishte rënë dakord.

Rrahjet dhe droga ishte e përditshme derisa 19 vjeçarja vendosi të kërkonte ndihmë nga punonjësi i një kafeneje që pinte kafe çdo ditë. 

Punonjësi e shoqëroi vajzën në polici dhe kështu lëmshi i çështjes filloi të shpalosej.

Antonia Legaki , avokatja e  vajzës 19-vjeçare vuri në dukje faktin se detajet e oficerit të policisë  nuk janë bërë  publike, në mënyrë që të njihen nga viktima të tjera të mundshme dhe theksoi se,  "asnjë ankesë nuk është bërë tek Autoritetet, për shkak të faktit se disa nga këto viktima janë plotësisht të tmerruar " .

Avokatja gjithashtu e konfirmoi se nëna e 19-vjeçares nuk dinte asgjë për atë që vuajti vajza e saj , pasi që  "në kontekstin e terrorizmit të ushtruar nga polici ajo e kishte ndaluar ti thoshte asgjë" .

''Po qarkullon informacioni se janë dhjetë vajza të mbyllura ", tha  avokatja,  duke zbuluar se ajo ka informacionin se, kur  u  lirua 19-vjeçarja, "u lëshua dhe një vajzë tjetër, e cila ende nuk dëshiron të flasë" .

19-vjeçarja qëndroi në detaje në ditët që pasuan , duke përmendur hotelet dhe shtëpitë që mban mend që ka vizituar në zonat e Atikës. 

Siç thotë ajo kishte 3-4 takime çdo ditë. 

Ajo gjithashtu përmend emrat e grave të tjera që gjithashtu bënin të njëjtën "punë" dhe që ishin për ca kohë në shtëpinë e policit të akuzuar, disa prej të cilave përdornin dhe drogë.