Përndiqte ish të dashurën, arrestohet i riu në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një 18 vjeçar i cili përndiqte dhe shqetësonte vazhdimisht ish të dashurën e tij.

Shtetasi me iniciale M. C., 18 vjeç, banues në Elbasan është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e krimit pasi rasti është kallëzuar në polici.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht ish të dashurën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale