OBSH paralajmëron njerëzit: Mos guxoni t'i përzjeni vetë vaksinat COVID!

Shkencëtarja kryesore thotë se OBSH është në pritje të të dhënave mbi studimet për kombinimin e vaksinave, por janë agjencitë shëndetësore që duhet të marrin vendim për të përzier dozat.

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka këshilluar individët që të mos përziejnë vaksinat ksinave Covid-19 nga prodhues të ndryshëm, duke thënë se vendime të tilla duhet t'u lihen autoriteteve të shëndetit publik.

"Po bëhet pak një tendencë e rrezikshme këtu", tha znj. Soumya Swaminathan të hënën në një konferencë në internet pas një pyetjeje në lidhje me dozat përforcuese. "Do të jetë një situatë kaotike nëpër shtete nëse qytetarët fillojnë të vendosin kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, të tretë dhe të katërt".

Sëaminathan e kishte quajtur përzierjen një "zonë - pa të dhëna" por më vonë i sqaroi vërejtjet e saj në një mesazh në Twitter brenda natës.

"Individët nuk duhet të vendosin vetë, por vetëm agjencitë e shëndetit publik bazuar në të dhënat e disponueshme," tha ajo në mesazh. "Të dhënat nga studimet për përzierjen dhe përputhjen e vaksinave të ndryshme janë duke u pritur sepse imunogjeniteti dhe siguria duhet të vlerësohen."

Disa studime po tregojnë rezultate pozitive nga përzierja e vaksinave, por këto janë në fazën e para dhe kanë nevojë për studime të mëtejshme për t'i mbështetur ato. Përzierja e vaksinave shihet si një mundësi në disa vende ku për furnizim nuk ka një vaksinë të veçantë. Por OBSH është i shqetësuar për situatat kur individët vendosin vetë se cilat vaksina do të marrin dhe sa larg dozat nga njera-tjetra pa udhëzime nga autoritetet shëndetësore.

Grupi Strategjik Këshillimor i OBSH-së për vaksinat tha në qershor se vaksina Pfizer Inc mund të përdoret si dozë e dytë pas një dozë fillestare të AstraZeneca, nëse kjo e fundit nuk është e disponueshme.

Një eksperiment klinik i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar është duke vazhduar për të hetuar përzierjen e regjimit të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer. Eksperimenti u zgjerua kohët e fundit për të përfshirë vaksinat Moderna Inc dhe Novovax Inc.

Komentet erdhën ndërsa Vietnami njoftoi se do të ofronte vaksinën e koronavirusit të zhvilluar bashkërisht nga Pfizer dhe BioNTech si një dozë e dytë për njerëzit e vaksinuar së pari me AstraZeneca.

Fushata e imunizimit masiv të Vietnamit është në fazat e saj të para, me më pak se 300,000 njerëz të vaksinuar plotësisht deri më tani. Deri më tani ky vend përdorur vaksinën vektoriale virale të AstraZeneca dhe javën e kaluar mori 97,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech.

"Vaksinat Pfizer do të kenë përparësi për njerëzit të cilëve u është bërë doza e parë me AstraZeneca 8-12 javë më parë," tha qeveria në një deklaratë.

Disa vende, përfshirë Kanadanë, Spanjën dhe Korenë e Jugut, kanë aprovuar tashmë një përzierje të tillë dozash kryesisht për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve të rralla dhe potencialisht fatale të gjakut të lidhura me vaksinën AstraZeneca.

Një studim spanjoll zbuloi se kombinimi Pfizer-AstraZeneca ishte shumë i sigurt dhe efektiv, sipas rezultateve paraprake.