", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/14/auto_New_Project_-_2021-07-14T123438.4431626258886.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

John McAfee: Bashkëshortja e tij publikon shënimin e tij që ju gjet në xhep dhe hedh dyshimet e saja

E veja e pionierit antivuris John McAfee ka publikuar fjalët e fundit që burri i saj shkroi para se t’i jepte fund jetës.

Në postimin e saj ditën e djeshme Janice McAfee shprehu dyshimet e saja në lidhje me vërtetësinë e shënimit dhe theksoi se gjithsesi përmbatja e letrës nuk pasqyrin gjendjen psikologjike të një personi që ka humbur shpresën që dëshiron t’i jap fund asaj.

''Ky është shënimi i pretenduar i vetëvrasjes  gjenden në xhepin e John. Në asnjë rast nuk tingëllon si dikush që ka humbur shpresën dhe po mendon t’i japë fund jetës." shkruan në postimin e saj  e veja e manjatit të teknologjisë, duke shtuar hashtags #NotASuicideNote #JusticeForJohnMcAfee në postimin e saj.

Janice, e cila u martua me biznesmenin në 2013, nuk beson se John McAfee ishte ai që shkroi shënimin.

 "Karakteri grafik është i dyshimtë dhe unë dyshoj në vërtetësinë e shënimit ... Duket më shumë si dikush që përpiqet të imitojë stilin e shkrimit të John. Dhe nëse shënimi ishte vërtet në xhepin e tij, ku janë linjat që tregojnë se letra ishte palosur?" vazhdon në postimin e saj veja e McAfee.

Kujtohet se rojet gjetën 75-vjeçarin të varur në qelinë e tij në një burg spanjoll qershorin e këtij viti dhe vdekja e tij besohet se John kishte kryer vetëvrasje.

 Shënimi i publikuar dje u gjet në xhepin e tij.

'Unë jam një parazit fantazmë" fillon shënimi i çuditshëm me karakterin e palexueshëm grafik, i cili shprehet në një pikë tjetër :

"Unë dua të kontrolloj të ardhmen time, e cila nuk ekziston". 

Disa pjesë të shënimit janë fshirë, siç mund të shihet në postimin e Janice, dhe është e vështirë të kuptosh fragmentin, i cili përfshin fraza të tilla si "hiri i kujtesës" dhe referencat për momentet e kaluara, të ardhmen dhe të tashmen. 

Një autopsi zyrtare në trupin e milionerit konfirmoi se vdekja e milionerit u shkaktua nga dora e tij ndërsa priste në qelinë e tij për ekstradim në Shtetet e Bashkuara. 

Sidoqoftë, e veja e McAfee këmbëngul se burri i saj nuk kishte prirje vetëvrasjeje .

 "Fjalët e tij të fundit për mua ishin: Të dua, do të të telefonoj këtë pasdite ",shprehet 38-vjeçarja.

 Siç shpjegoi ajo, mënyra se si ai i foli me të në bisedën e tyre të fundit nuk zbulon një burrë që donte t'i jepte fund jetës së tij.