Sot temperatura deri në 40°C, nesër fillon rënia

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masave ajrore të nxehta nga Afrika të cilat po mbajnë temperatura të larta në vendin tonë.

E mërkurë, 14 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë  me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       19/37°C

Zona e ulët         21/40°C

Zona bregdetare  22/36 °C

Kosova, e mërkurë, 14 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 40°C.

E enjte, 15 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       18/35°C

Zona e ulët         21/37°C

Zona bregdetare  22/33 °C/Sipas RTSH