Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

Përshëndetje nga SHMU!

Orët me diell do të mbizotërojnë edhe për të mërkurën në vendin tonë. Vranësirat parashikohen të jenë të pakta kalimtare pergjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rritje të lehtë në vlerat maksimale.

Më konkretisht në:

zonat malore 17°C deri në 35°C

zonat e ulëta 20°C deri në 38°C

zonat bregdetare 20°C deri në 36°C