Haradinaj nga Deçani: Situata këtu si në gjendje lufte

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se sot situata në Deçan është paksa me e qetë, por sipas tij gjendja vazhdon të jetë e rëndë.

“Dje ka qenë një gjendje lufte në Deçan. Shumë pacientë ishin në gjendje shumë të vështirë. Ata nuk e ndjenin veten fare. Nuk është situatë e lehtë dhe aspak e zakonshme”. Haradinaj e ka quajtur defilim dhe vizita turistike ardhjen e zyrtarëve shtetërorë në Deçan.

“Reagim nuk ka nga Qeveria, por vetëm vizita turistike nga Presidentja e të tjerët. Në raste të tilla do të duhej mbledhur Këshilli i Sigurisë. Këto ardhjet [e politikanëve] janë turizëm. Qeveria ka reagua mjaft me vonesë dhe pacientët duhet vetë t’i blejnë ilaçet”.

Haradinaj thotë se përgjegjësia nuk do të duhej të lihej vetëm mbi Komunën e Deçanit.

“Nuk e kuptoj se çfarë mase do të marrin kur me vete nuk kanë sjellë asgjë. Do të duhej të sillnin menjëherë ilaçe. Nuk e di e kanë neglizhuar situatën apo është mungesë përvoje”. I pari i AAK-së ka kritikuar edhe mungesën e Kurtit në Kosovë.

Ai thotë se Greqia nuk është shumë larg, që Kurti të kthehej në Kosovë.