Arrestohet ish-zv/ministrja e Brendshme e Ramës në kohën e Xhafaj dhe Lleshaj

Rovena Voda, ish zv/ministre e Brendshme, raportohet se është ndaluar nga SPAK në akuzën e korrupsionit.

Sipas dokumentit të siguruar nga Syri TV, Rovena Voda mësohet se u ka marrë vlera monetare dy personave me qëllim për të ndikuar në mënyrë të paligjshme te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike.

Voda ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa priten të tjera zhvillime hetimore ndaj saj.

Sipas SPAK, Voda akuzohet se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë që GJKKO ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.