Operacioni blitz në burgun e Vlorës/ Oficeri denoncoi efektivin e SHÇKB-së: Më kërkonte të lejoja sendet e paligjshme

Përplasjet mes një efektivi të SHÇkb- së dhe një oficeri në paraburgimin e Vlorës, ishin shkaku i vërtetë i operacionit blitz ku u angazhuan rreth 150 efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Ku u konstatuan vetëm elektroshtëpiake të pa pajisura me vulë të institucionit.

Në dokumentacionin që Syri disponon, një efektiv i SHÇKB, A.Daupaj ka kërcënuar dhe fyer për motive personale, shefin e sigurisë së burgut të Vlorës, Feim Alisinani.

Ky i fundit në një Ankesë dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke vënë theksin te kërcënimet që Daupaj bënte vazhdimisht mbi efektivin për lejimin e drogës dhe futjes së sendeve të paligjshme në institucion.

Sipas Alisinanit ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar pasi automjeti i tij u shkrumbua  mesnatën e datës 27 nëntor të vitit të kaluar.

Ku dy persona u panë nga kamerat e sigurisë që i vinin zjarrin automjetit të Alisinanit, pa arritur të evidentohen nga policia.

Aktualisht, nuk është marrë asnjë masë, ndërsa efektivi i SHÇBA-së, rezulton i pezulluar nga radhët e policisë disa herë.

Për herë të parë komisari lirohet nga detyra në 1993 për braktisje të vendit të punës.

A.Daupaj, rikthehet në detyrë për t’u liruar sërish në vitin 2004, për mosparaqitje pa arsye në punë.

Për të njëjtat motivacione Gjykata Administrative në viti 2014, ka marrë vendim të formës së prerë për të mos e rikthyer në detyrë efektivin në radhët e policisë së shtetit