VIDEO/ Priti penalltinë më të rëndësishme të jetës së tij, Donnarumma: Nuk e kuptova...

Pasi priti penalltinë ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij, portieri italian Gigio Donnarumma habiti të gjithë tifozët me qetësinë e tij.

Donnarumma priti goditjen e të riut Saka dhe nuk reagoi fare, por eci ngadalë dhe priti të vinin shokët e ekipit që po vraponin si të çmendur për ta përqafuar.

Por, reagimi i tij e ka një shpjegim: Donnarumma nuk e kishte kuptuar që Italia sapo kishte fituar Evropianin me pritjen e tij.

“Nuk e kuptova që kishim fituar. Pasi e prita penalltinë, nisa të ecja dhe po kontrolloja nëse VAR-i e konsideroi të rregullt. Në atë moment, pashë shokët që po vraponin drejt meje dhe aty e kuptova”, tha portieri 22-vjeçar për “Sky Sport”.