Shembet hoteli në Kinë, vdesin së paku 8 vetë

Një pjesë e një hoteli u shemb të hënën në qytetin kinez të Suzhou, duke vrarë tetë persona dhe duke lënë punëtorët e shpëtimit që kërkonin nëntë të tjerë që janë ende të zhdukur në rrënoja, sipas qeverisë lokale.

Shembja e një pjese të hotelit Siji Kaiyuan në provincën bregdetare Jiangsu ndodhi të hënën pasdite, njoftoi Qeveria Komunale e Suzhou.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave dërgoi një ekip për të ndihmuar në punën e shpëtimit. Shkaku Ii shmebjes është duke u hetuar.

Siji Kaiyuan është një hotel me buxhet që u hap në 2018. Seksioni që u shemb ishte i gjatë tre kate ndërsa një faqe për rezervime në internet tha që hoteli kishte 54 dhoma.