Lumbardh Devolla nënshkruan me Hajduk Split deri në vitin 2025

Futbollisti Lumbardh Dellova ka zgjatur marrëveshjen me Hajduk deri në verën e vitit 2025, duke u kthyer nga huazimi njëvjeçar te Prishtina.

Mbrojtësi 22-vjeçar ishte bashkuar me klubin në shtator 2018 dhe që atëherë ka luajtur për të rinjtë dhe në ekipin e dytë, ndërsa sezonin e kaluar ishte në huazim te Prishtina ku fitoi titullin.

Pas huazimit në Kosovë, ai u kthye në Hajduk dhe u bashkua me përgatitjet e ekipit të parë, duke shkëlqyer në ndeshjet përgatitore, gjë e cila bëri që klubi t’ia rinovojë kontratën.

“Jam shumë i lumtur që jam përsëri në Hajduk, do të bëj çmos që t’i imponohem trajnerit, domethënë që klubi të marrë maksimumin prej meje”, ka deklaurar Devolla.

Ai ka shtuar se vitin e kaluar ishte kampion te Prishtina dhe uron që të jetë po ashtu kampion edhe me Hajdukun.