Avokati Matlija: Dhuna e policëve të Veliaj poshtëruese, penalisht dënohet shumë rëndë

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e pasdites në Syri Tv, avokati Dorian Matlija, duke komentuar pamjet e dhunës se policisë bashkiake ndaj ambulantëve në Tiranë të cilat tashmë janë bërë virale, tha ndër të tjera se përveç dhunës fizike në këto sekuenca ka edhe dhunë poshtëruese, çka do të thotë edhe një dënim penal edhe më të rëndë për policët që janë kapur në shkelje.

Pamjet janë me të vërtetë shumë shqetësuese.

Po të kishim të bënim me një rast të shkëputur, por kur fillojnë të bëhen të përsëritura, atëherë do të thotë që jemi përpara një vepre penale.

Janë bërë studime edhe në vende të tjera të botës lidhur mbi dhunën policore dhe është vënë re që aty ku rregullat janë të paqarta, apo aty ku nuk kanë një reagim ndëshkues, atëherë rastet shtohen.

Madje aty kur rastet nuk ndëshkohen as me një deklaratë distancuese nga institucionet, ato pastaj janë raste të miratuara në heshtje nga vetë institucionet që tregojnë një lloj fryme.

Por kjo nuk është një sjellje individuale e policisë por është një sjellje me bekim të lartë, që u çon një mesazh qytetarëve që aty ka një hegjemoni tashmë që duhet ta njohur dhe  mos guxoni të merreni më të.

Si fillim gjëja më e pakët që do pritej nga vetë institucioni do të ishte një deklaratë më tone të ashpra që distancohet ngë dhuna dhe pastaj kjo nuk ëshët aspak e mjaftueshme që do të duhet të shoqërohet me masa administrative për të shkarkuar personin, si dhe masa penale për ta kallëzuar atë penalisht. Sepse këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me dhunë por me çëshjen e një poshtërimi public.

Dikujt i hedhin shkopin, dikujt i hedhin mallrat në rruga pa asnjë procesverbal.

Pra këta policië janë tërësisht në tejkalim të kompetencave ligjore.

Ata nuk mund ti marrin as me forcë.

Edhe sekuestrimi mbahet me procesverbal.

Pra kjo është një dhunë poshtëruese.’