Piloti i Formula1 gjen veten në një ngjarje tronditëse pas finales së EURO 2020

Pas humbjes dramatike të finales EURO2020 në rrugët e kryeqytetit britanik filluan tensionet.

Pas humbjes së kombëtares së tyre nga penalltitë, tifozët anglez u ndeshën në rrugë.

Pre e këtyre sulmeve ka rënë dhe shoferi i Formula 1 Lando Norris i cili  po ndiqte ndeshjen Angli-Itali në stadium.

Kur është larguar pas përfundimit të ndeshjes piloti  ka rënë pre këtyre tifozëve të irrituar.

Ishte McLaren që njoftoi se Norris ishte sulmuar të dielën në finalen e EURO2020.

"Ekipi mbështet Lando dhe ne jemi të sigurt që tifozët e garave do të bashkohen me ne duke i uruar atij të gjitha të mirat për Grand Prix Britanik këtë fundjavë." shkruhet në postimin e McLaren.

Piloti nuk është dëmtuar fizikisht por atij i është vjedhur ora e cila kap vlerën 40.000 stërlinave.

Incidenti është nën hetim nga policia britanike.

Norris është shoferi i vetëm F1 në 2021 që ka fituar pikë në të nëntë Grand Prix deri më tani.